Një moment i papritur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë transmetimit të emisionit “Ekipi A” në ATV, ku reperi i njohur MC Kresha vendosi të largohej nga studioja pas një situate të tensionuar mes të ftuarve.
Ngjarja nisi gjatë një interviste, kur MC Kresha dhe Xuxi zhvilluan një diskutim paralel që, sipas moderatores Doruntina Alshiqi, po ndikonte në rrjedhën e bisedës që po zhvillohej në studio.
Për të sqaruar rrethanat e momentit, moderatorja tregoi për “Prive By Liberta Spahiu” se ajo kishte ndërhyrë për të kuptuar se çfarë po diskutohej mes dy të ftuarve.
“Në një moment vura re se MC Kresha dhe Xuxi po zhvillonin një diskutim paralel, i cili po ndërhynte në intervistën që po zhvillohej. Pikërisht për këtë arsye, në kuadër të rolit tim si moderatore, iu drejtova me pyetjen se çfarë po diskutohej, në mënyrë që situata të sqarohej edhe për publikun”, u shpreh Alshiqi.
Sipas saj, MC Kresha nuk dëshironte të komentonte situatën dhe iu përgjigj:
“S’ka çka të intereson ty, s’po du me fol.”
Pas kësaj, reperi zgjodhi të largohej nga studioja.
Moderatorja sqaroi se nuk bëhej fjalë për një përplasje mes saj dhe artistit, por për një situatë mes dy të ftuarve.
“Si moderatore, unë thjesht ndërhyra për të menaxhuar situatën dhe për të ruajtur rrjedhën normale të emisionit. Respektoj të drejtën e secilit të ftuar për të zgjedhur mënyrën se si reagon në një situatë të caktuar, por besoj se detyra e moderatorit është të bëjë pyetje, të sqarojë situatat që ndodhin në studio dhe të sigurojë një komunikim të qartë për publikun”, deklaroi ajo.
Situata la të habitur edhe Xuxin, ndërsa deri tani MC Kresha nuk ka bërë asnjë reagim publik për largimin e tij nga studioja.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje