Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është goditur nga një seri dronësh të atribuar Iranit, njoftuan zyrtarët kuvajtianë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA.
Sulmet, të ndodhura sot dëmtuan sistemin e radarit të aeroportit dhe disa rezervuarë karburanti. Autoritetet konfirmuan se nuk ka raportime për persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin e madh në zonën e goditur.
Sipas burimeve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar gjithsej 15 dronë drejt territorit të Kuvajtit.
Zyrtarët e lidhin këtë zhvillim me tensionet e fundit në rajon. Irani ka deklaruar se sulme të tilla përbëjnë hakmarrje ndaj operacioneve ushtarake të ndërmarra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar, ndërsa disa shtete të Gjirit, përfshirë Kuvajtin, mbështesin dhe strehojnë forcat amerikane.
Pra Irani nuk don gjakderdhje,prandaj nuk shenjestron objekte te populluara,por depo karburanti,magazina,impiante qe vetem sa prishim infrastrukturen dhe nuk vrasin njeres. Bazat amerikane ne Lindjen e Mesme duhet te zevendsohen me forca shumkombeshe te OKB-se,dhe vete trupat e saj te inkuadrohen branda atij kontigjenti.