TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2023, 07:28

Operacioni i SPAK ku ra në pranga Pëllumb Gjoka, habit ish-deputeti: Jam përmendur nga grupi kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK ku ra në pranga Pëllumb Gjoka, habit ish-deputeti:

Ish-deputeti Halit Valteri ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e ndodhur pak ditë më parë, ku ranë në pranga “emra të mëdhenj” të policisë, drejtësisë, biznesit dhe krimit të organizuar, mes tyre dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

"Duhet të sqarojmë, ky nuk është një operacion i SPAK apo i Prokurorisë, ky është një sistem i përdorur gjerësisht nga grupet kriminale në të gjithë botën. Përgjithësisht nga ata që merren me trafikun e lëndëve narkotike, që sjellin kokainën ose mariuanën nga vendet latine drejt vendeve të Europës.

Grupet trafikante shqiptarë, kanë rënë në “rrjetën” e Inteligjencës franceze, ndërto janë disa letër-porosi që kanë vlerë për hetimet në Shqipëri, siç është banda e Durrësit ku u vra shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe atentati që iu bë “Rrumit” të Shijakut. Unë jam marrë në pyetje nga BKH për këtë ngjarje. Jam përmendur nga grupi kriminal ”, tha Halit Valteri i ftuar në “Zona Zero”,.

Personazhe të njohur të botës së krimit dhe biznesit, zyrtarë të lartë policie, si edhe një prokuror dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal janë të goditur nga SPAK. Ata dyshohen për vepra të rënda penale, mes të cilave “vrasje” e “grup të strukturuar kriminal”.
Operacioni për ekzekutimin e gati 15 urdhër-arresteve të lëshuar nga Gjykata e Posaçme u shtri në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. U arrestua Oltion Bistri, ish-shef i Forcave Operacionale, detyrë nga e cila ishte larguar vetëm pak ditë më parë. Po ashtu, në pranga ka përfunduar prokurorit Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, biznesmeni strategjik i qeverisë Rama, Pëllumb Gjoka, si edhe Asmer Bilali, i dyshuar si anëtar i grupit “Bajri” në Shkodër.

 

halit valteri spak pëllumb gjoka

Lini një Përgjigje