Bota26 Mars 2023, 10:08

Pakti Putin-Lukashenko, reagon ashpër Ukraina: Kremlini e mori Bjellorusinë si peng bërthamor

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Putin-Lukashenko, reagon ashpër Ukraina: Kremlini e mori

Ukraina ka reaguar pas vendimit të fundit të Vladimir Putinit i cili ka nënshkruar një marrëveshje për të zhvendosur armët bërthamore në territorin e Bjellorusisë.

Kievi zyrtar ka thënë se Rusia po e mbante Minskun si një "peng bërthamor", duke iu referuar një njoftimi të presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve taktike bërthamore për aleatin e saj Bjellorusinë.

“Kremlini e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor”, shkroi në Twitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke shtuar se masa ishte “një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit”.

Dje Presidenti rus e bëri njoftimin në televizionin shtetëror, duke argumentuar se nuk do të shkelte marrëveshjet e mospërhapjes dhe se do të përputhej me marrëveshje të ngjashme që SHBA ka me disa nga aleatët e saj evropianë.

Putin tha se ai po vepronte pas negociatave me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili tha se kishte "diskutuar prej kohësh çështjen" e një vendosjeje bërthamore në territorin e vendit të tij.

armët bërthamore bjellorusi rusi ukrainë