TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2025, 22:47

Pakti SHBA-BE, reagon Merz: Do këmbëngul te ulja e mëtejshme e tarifave

Shkruar nga Pamfleti

Pakti SHBA-BE, reagon Merz: Do këmbëngul te ulja e mëtejshme e

Marrëveshja tregtare e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian është pritur me entuziazëm në Gjermani, një nga ekonomitë më të mëdha të BE-së dhe prodhuesi kryesor i automobilave në kontinent. Vendimi shmang vendosjen e tarifave ndëshkuese të paralajmëruara nga administrata Trump, të cilat do të kishin prekur rëndë eksportet gjermane, sidomos industrinë e makinave dhe makinerive.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar “një zhvillim pozitiv që shmangu një përplasje tregtare të dëmshme”. Ai theksoi se “ekonomia gjermane, veçanërisht sektori i automobilave, do të kishte pësuar goditje të rëndë në rast të tarifave 30% të paralajmëruara nga SHBA”.

Megjithatë, Merz paralajmëroi se ky nuk është fundi i angazhimit gjerman për tregti më të lirë. “Do të vazhdoj të kërkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare, përfshirë edhe marrëveshje të tjera me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ai për Reuters.

Sipas Shoqatës Gjermane të Makinerive dhe Inxhinierisë, nëse tarifat ndëshkuese 30% do të hynin në fuqi, shumë ndërmarrje do të përballeshin me rrezik serioz për ekzistencën e tyre. Marrëveshja e re pritet të stabilizojë tregtinë transatlantike dhe të sigurojë një mjedis më të qëndrueshëm për eksportuesit gjermanë, veçanërisht në sektorin e automobilave, një prej motorëve kryesorë të ekonomisë gjermane.

Lini një Përgjigje