
Papa Françesku i është drejtuar me një thirrje Rusisë ditën e sotme, ku i ka kërkuar që të bëhet sërish pjesë e marrëveshjes së grurit, në mënyrë që të mos rrezikohet transporti i drithërave në Detin e Zi
Kjo pasi nga transporti i këtyre dritharëve varen jetët e miliona njerëzve në Azi dhe Afrikë e më gjerë.
“U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, që nisma e Detit të Zi të rifillojë dhe gruri të transportohet në mënyrë të sigurt”, tha Françesku gjatë mesazhit të tij Angelus sot.
Udhëheqësit afrikanë i kërkuan gjithashtu Vladimir Putinit të rivendoste marrëveshjen e grurit në një samit gjatë fundjavës.
Marrëveshja i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte grurë nga portet e saj detare pavarësisht luftës, por Rusia tani është tërhequr pasi sipas saj kushtet që ajo kërkon nuk ishin përmbushur.
Lini një Përgjigje