TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2023, 18:15

Paralajmëroi prishjen e xhamive, kryeministri suedez dënon thirrjet e liderit të ekstremit të djathtë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëroi prishjen e xhamive, kryeministri suedez dënon thirrjet e

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka dënuar deklaratën e liderit të së djathtës ekstreme, Jimmie Åkesson, i cili tha se xhamitë duhet të prishen, duke e quajtur deklaratën "mosrespektuese".

“Në Suedi, ne nuk i shkatërrojmë vendet e lutjes”, tha Kristersson të hënën, raportoi gazeta suedeze SVT.

Åkesson u kritikua të shtunën pasi tha se Suedia duhet të ndalojë ngritjen e xhamive të reja, ndërsa sugjeroi se duhet të prishë edhe ato ekzistuese në vend.

Kristersson, koalicioni qeveritar i të cilit nuk përfshin SD-në por varet nga mbështetja e saj, e kritikoi Akessonin për mungesë respekti.

“Mendoj se kjo është një mënyrë e të shprehurit pa respekt, një mënyrë polarizuese e të shprehurit. Kjo nuk është ajo që Suedia përfaqëson në botë”, shtoi Kristersson.

Fjalimi i Åkessonit shkaktoi zemërim në Suedi dhe jashtë saj, si dhe e detyroi Kristerssonin ta bëjë një deklaratë në rrjetin social X, ku e përsëriti “të drejtën kushtetuese për lirinë fetare” në Suedi.

“Në Suedi, ne nuk i shkatërrojmë vendet e lutjeve. Si shoqëri, ne duhet ta luftojmë ekstremizmin e dhunshëm pavarësisht arsyeve të tij, por ne do ta bëjmë këtë brenda kornizës ligjore dhe demokratike”, shkroi ai.

Në Suedi, anëtarësimi i së cilës në NATO duhet të ratifikohet nga Hungaria dhe vendi me shumicë myslimane, Turqia, kanë ndodhur disa incidente të cilat kanë shkaktuar tensione me vendet e Lindjes së Mesme këtë vit.

Djegia e Kuranit disa herë në fillim të këtij viti nxiti protesta dhe kritika të mëdha ndaj Suedisë.

Protestuesit në Irak e sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad në korrik, duke ndezur zjarre në kompleksin e saj.

Vitin e kaluar, Suedia ishte cak i një fushate të madhe dezinformimi, e cila pretendonte se shërbimet sociale në Suedi “rrëmbejnë fëmijë myslimanë” dhe i vendosin ata në shtëpi të krishtere, duke i nxitur autoritetet të dalin publikisht për t’i mohuar këto akuza. /Politico

ulf kristersson jimmie akesson suedi

Lini një Përgjigje