"Ne mund ta korrigjojmë lehtësisht vendimin "e keq" të Gjykatës së Lartë në Kongres, përmes rrugës legjislative", shkroi presidenti amerikan në platformën Truth Social.
Gjykata e Lartë hodhi poshtë përpjekjen e Trump për të sfiduar të drejtën e shtetësisë sipas vendlindjes, që u jep shtetësinë të gjithë personave të lindur në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri sot thirrje Kongresit t’i japë fund të drejtës së shtetësisë sipas vendlindjes, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një nga prioritetet kryesore të politikës së tij për luftën kundër emigracionit.
Trump kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe i kërkoi Kongresit ta ndihmojë në zbatimin e një prej masave të tij më të rëndësishme kundër emigracionit.
"Gjykata e Lartë e la në fuqi të drejtën e shtetësisë sipas vendlindjes, gjë që është vërtet e keqe për vendin tonë. Megjithatë, ne mund ta korrigjojmë lehtësisht këtë në Kongres, përmes rrugës legjislative", shkruan Trump në një postim në platformën Truth Social.
The Supreme Court upheld Birthright Citizenship, which is too bad for our Country, but we can easily make it up in Congress through Legislation, with the support of the President, that has now been determined during this process. No long and unwieldy Constitutional Amendment is… pic.twitter.com/mjDCVj0Jbp
— Commentary Donald J. Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) June 30, 2026
Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka refuzuar një urdhër ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që synonte të kufizonte shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në territorin e SHBA-së nga prindër pa dokumente ose me viza të përkohshme.
Vendimi historik, i marrë me 6 vota kundër dhe 3 vota pro, mbron konceptin e gjerë të “birthright citizenship” (shtetësisë me të drejtë lindjeje) të parashikuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës Amerikane.
Në opinionin shumicë të shkruar nga Kryetari i Gjykatës, John Roberts, thuhet se fëmijët e lindur në SHBA janë “nën juridiksionin” e vendit dhe kanë të drejtë automatike për shtetësi, pavarësisht statusit ligjor të prindërve të tyre.
Roberts u thirr në historinë e Amendamentit të 14-të pas Luftës Civile dhe vendimin klasik të Gjykatës nga viti 1898 në rastin Wong Kim Ark.
Urdhri ekzekutiv i Trumpit, i nënshkruar në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, 20 janar 2025, synonte të ndalonte njohjen e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve të paligjshëm ose të atyre me qëndrim të përkohshëm.
Ai ishte pjesë e një fushate të gjerë kundër emigracionit, por u bllokua menjëherë nga gjykatat e shkallës së ulët dhe nuk hyri kurrë në fuqi.
Urdhri i Trump kishte pikërisht qëllim kryesor ndryshimin legjislativ