
Pas dy muajve “heshtje”, presidenti Trump tha se po zhvillon një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Arritje e një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duket se e ka frymëzuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump që të tentojë sërish për një paqe në Ukrainë.
Pas dy muajve “heshtje”, presidenti Trump tha se po zhvillon një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Me anë të një postimi në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan deklaroi se telefonata po vzhdon dhe se detajet e bisedës do t’i ndahen botës pas përfundimit të bisedës.
“Biseda është duke vazhduar, është e gjatë, dhe unë do të raportoj përmbajtjen, ashtu si edhe Presidenti Putin, në përfundim të saj”, shkroi Trump.
Biseda vjen një ditë para vizitës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, ku ai pritet të bëjë presion për transferimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Kiev. Ky vendim është pritur keq nga ana e Moskës që ka kërcënuar me kundërpërgjigje në rast miratimi nga ana e SHBA-së.
Pavarësisht se kaluar pak më pak se një orë që kur Trump tha se ishte në telefon me Presidentin rus, Putin për një “bisedë të gjatë”, pa asnjë përditësim se kur do të përfundojë ajo.
Kujtojmë se dy udhëheqësit nuk kanë folur që nga një telefonatë më 18 gusht, e cila u parapri nga samiti i tyre dypalësh i organizuar me nxitim në Alaska tre ditë më parë. Trump ka zhvilluar disa telefonata të gjata me Putinin që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Dyshja foli për 90 minuta në shkurt rreth paqes në Ukrainë, Lindjes së Mesme dhe energjisë. Një tjetër telefonatë në mars zgjati dy orë dhe çoi në rënien dakord të Putinit për të ndaluar sulmet ndaj objektivave energjetike të Ukrainës për 30 ditë.
Ata diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në rritje midis ambasadave të SHBA-së dhe Rusisë dhe çështjen bërthamore iraniane në qershor.
Në korrik, Trump tha se “nuk kishte bërë asnjë përparim” me Putinin pas një telefonate në lidhje me Ukrainën.
"Jam shumë i zhgënjyer nga biseda ime me Presidentin Putin; nuk mendoj se ai dëshiron t'i japë fund konfliktit", u tha ai gazetarëve.
Lini një Përgjigje