Bota15 Prill 2024, 09:35

Paskal Milo: Arsyeja pse ndodhi përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti
Paskal Milo: Arsyeja pse ndodhi përshkallëzimi i luftës në
Paskal Milo

Sulmi ushtarak Iranian i së shtunës ndaj Izraelit është i pari i drejtpërdrejtë qe nga viti 1979 ku daton edhe Revolucioni Islamik ë vendit që shënjoi armiqësinë mes dy shteteve.

Tel Avivi flet për një përballje që nuk ka mbaruar ndërsa Teherani paralajmëron përgjigje edhe më të ashpër nëse Izraeli do të ndërmarrë akte lufte.

Këtë konflikt, profesori dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh si një paralajmërim të një përshkallëzimi të mëtejmë, i cili nuk dihet se kur do të ndalet, pa ndërhyrjen e fortë të fuqive të mëdha.

'Marrëdhëniet në rajonin e Lindjes së Mesme mes disa shteteve kanë qenë vazhdimisht të tensionuara, e veçanërisht marrëdhëniet e Iranit dhe Izraelit, kanë pasur një ton gjithnjë më të ngritur në çështjen e tensioneve dhe akuzave të ngritura dhe anasjellta.

Unë nuk e shoh si një shenjë prestigji sepse ka mënyra dhe forma të tjera për ta vënë në jetë të ashtuquajturin ‘nder të humbur’ në një betejë mes një simbolike mes dy shteteve por e shoh si një paralajmërim, përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit i cili nuk dihet se kur do të ndalet, në rastëse të dyja palët dhe në mënyrë të veçantë fuqitë e mëdha që sapo reaguan fuqishëm, nuk ndërhyjnë fort për të krijuara një klimë e cila mund të çoj në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e problemeve që e krijuan një përshkallëzim të tillë në Linden e Mesme.",  tha ai në një analizë për ‘MCN lajme’.

Për profesor Milon, thelbi i problemit me këtë rast është një dhe i vetmi, çështja izraelito-palestineze.

'Në thelb problemi është çështja izraelito-palestineze, ndonëse ka edhe rivalitete të tjera mes fuqive rajonale, përfshirë edhe Iranin, që duan të dominojnë rajonin me politikat e tyre tashmë të njohura, por thelbi i problemit është çështje izraelito-palestineze.', tha ai.

paskal milo