TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2023, 19:41

Perëndimi krijon “inventarin” e dëmeve në Ukrainë: Moska do të paguajë çdo qindarkë për rindërtimin

Shkruar nga Pamfleti

Perëndimi krijon “inventarin” e dëmeve në

Gjatë samitit dy-ditor në Reykjavik, Islandë, Këshilli i Evropës (COE) njoftoi se ka krijuar një "regjistër të dëmeve" në të cilin do të shënohen të gjitha dëmet e shkaktuara nga Rusia në Ukrainë. Më pas kjo listë do të përdoret për të detyruar Rusinë të paguaj ato dëme të shkaktuar nga vet ajo. 

"Regjistri i dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës do të dokumentojë humbjen ose dëmtimin e shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës," tha COE.

Sekretarja e përgjithshme e COE, Marija Pejçinoviç Buriç, tha se sistemi është "jetik" nëse Moska do të mbahet përgjegjëse për kompensimin e viktimave të luftës.

Është një nga vendimet e para ligjërisht të detyrueshme për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për aktet e saj”, shtoi ajo.

Regjistri është një hap i rëndësishëm drejt përgjegjësisë për krimet e kryera në luftën brutale të Rusisë dhe një mesazh i fortë mbështetjeje për Ukrainën”, tha kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal tha se regjistri është një moment historik i rëndësishëm në rrugën drejt drejtësisë dhe dëmshpërblimeve për Ukrainën dhe ukrainasit që kanë vuajtur kaq shumë nga kjo luftë.

Ne ftojmë shtetet e tjera, nga të gjitha anët e botës, të bashkohen me Regjistrin e Dëmtimeve si shenjë mbështetjeje për çështjen e rëndësishme të përgjegjësisë së Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Dyzet vende, duke përfshirë disa, si Shtetet e Bashkuara, të cilët kishin statusin e vëzhguesit në samit i janë bashkuar regjistrit, me tre të tjera që kanë shprehur synimin për t'u bashkuar. Nëntë vende që janë ose anëtare ose shtete vëzhguese të këshillit nuk i janë bashkuar ende marrëveshjes: Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Serbia, Turqia, Selia e Shenjtë, Izraeli dhe Meksika.

ukrainë inventar dëmesh

Lini një Përgjigje