TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2023, 17:59

Rriten tensionet mes Kremlinit dhe Helsinkit, Rusia bllokon llogaritë bankare të ambasadës finlandeze në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

Rriten tensionet mes Kremlinit dhe Helsinkit, Rusia bllokon llogaritë

Ministria e Jashtme e Finlandës në Helsinki ka njoftuar se llogaritë bankare të Ambasadës Finlandeze në Moskë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Shën Petersburg janë ngrirë nga qeveria ruse në fund të prillit. Dyshohet se kjo mund të ketë ardhur si shkak i anëtarësimit të Finlandës në NATO, por ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete nga Rusia lidhur me vendimin.

Finlanda ka qenë në kontakt me autoritetet ruse dhe ka kërkuar një hetim. Gjithashtu, Finlanda i ka kërkuar Rusisë që të sigurojë paratë dhe transaksionet e pagesave lokale të misioneve diplomatike të Finlandës”, tha ministria në një deklaratë.

Kujtojmë se në prill, Finlanda  u bë zyrtarisht anëtari i 31-të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke shënuar një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Evropën verilindore që shtoi rreth 1,300 kilometra në kufirin e aleancës me Rusinë.

Pranimi i Finlandës në aleancën e sigurisë të udhëhequr nga SHBA i dha një goditje presidentit rus, Vladimir Putin, i cili prej kohësh kërkon të minojë NATO-n dhe përpara se të pushtonte Ukrainën, kërkoi që blloku të përmbahej nga zgjerimi i mëtejshëm.

finlanda moska llogaritë bankare

Lini një Përgjigje