Bota20 Prill 2023, 21:20

Përplasja ushtarake në Sudan, OKB thirrje për një armëpushim treditor me rastin e festës së Bajramit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja ushtarake në Sudan, OKB thirrje për një

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një armëpushim treditor në Sudan, në ditët kur shënohet Festa e Bajramit.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve, civilët e bllokuar do të mund të marrin trajtim mjekësor dhe të furnizohen me ushqime e produkte tjera të domosdoshme. Guterres nuk e ka specifikuar kur duhet të nisë armëpushimi. Festa e Bajramit shënohet në Sudan prej të premtes.

Që prej nisjes së luftimeve mes trupave sudaneze dhe forcës paraushtarake, të shtunën, ai ka thënë se operacionet humanitare janë bërë “virtualisht të pamundshme” dhe se makinat për ndihmë janë sulmuar, plaçkitur ose konfiskuar.

Dy punëtorë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim, janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e luftimeve në këtë shtet. Kombet e Bashkuara kanë rreth 4.000 punëtorë në Sudan, 800 prej të cilëve janë staf ndërkombëtar.

Sipas këtij institucioni, para se të shpërthente lufta në këtë shtet, një e treta e 16 milionë banorëve kanë pasur nevojë për ndihmë humanitare.

gueterres okb sudan