Bota20 Prill 2023, 18:27

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Ambasadori Hill: SHBA do të vëzhgojë të gjithë procesin

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Ambasadori Hill: SHBA do të

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vëzhgojnë zgjedhjet që do të zhvillohen në katër komunat në veri të Kosovës. Ai shtoi se koha më e mirë për të folur, do të të jetë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ne do të vëzhgojmë dhe koha më e mirë për të folur për zgjedhjet është pasi të kenë përfunduar, për të parë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë do të thoja që jo vetëm vendi im, por edhe shumë vende të tjera mendojnë se nuk është koha e duhur për zgjedhjet, duke qenë se jemi në një moment kritik, një moment shumë domethënës për dialogun që po zhvillohet. Ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes atij dialogu”, theksoi ai.

I pyetur se çfarë pret nga zgjedhjet në veri të Kosovës, në të cilat nuk do të marrë pjesë lista Srpska, Hill është përgjigjur se nuk e di dhe se kjo është pyetje për Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ajo që ne jemi të interesuar është që të jemi të përgatitur dhe të informuar mirë për vazhdimin e dialogut, sepse ai do të trajtojë disa çështje kyçe dhe një nga çështjet thelbësore është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë. Në këtë drejtim dëshirojmë të jemi të përgatitur që të marrim të gjitha informacionet e nevojshme nga autoritetet në Serbi”, nënvizoi Hill.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës; Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok do të mbahen të dielën, 23 prill. Mospjesëmarrja e Listë Serbe në zgjedhje mund të shkaktojë trazira dhe dëmtim të procesit, por gjithçka mbetet për tu parë.

Pavarësisht bojkotit të Listës Serbe, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se zgjedhjet do të zhvillohen dhe do të njihen nga SHBA.

shba zgjedhjet veri kosovës