Një turmë protestuesish rrëzuan një monument kushtuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në qytetin jugor Ghaleh Dar, të dielën në mëngjes.
Në pamjet e publikuara dëgjohet një person nga turma duke thirrur: “A po ëndërroj? Përshëndetje botë e re!”, ndërsa monumenti shembet mes brohoritjeve.
Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut Hengaw, me seli në Norvegji, tubime u zhvilluan edhe në Teheran, në Sanandaj të Iranit perëndimor dhe në Rasht në veri të vendit. Organizata raportoi se turmat u shpërndanë me forcë nga policia.
Tensionet në Iran janë rritur pas zhvillimeve të fundit politike dhe përshkallëzimit të sulmeve në rajon. Autoritetet iraniane kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë në disa qytete dhe kanë kufizuar qasjen në internet në zona të caktuara.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 28, 2026
Anti-regime protesters tore down a statue of Khamenei in Galleh Dar, Fars province, Iran. pic.twitter.com/DSj5cyod7m
Përshëndetje botë e re! Jo po bote e trapit! Shume shpejt do tju mjelin o te mjere! Behuni dhe ju si Siria e Iraku.