TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Nëntor 2025, 17:35

Përshkallëzohet protesta në Greqi, fermerët përplasen me policinë; disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet protesta në Greqi, fermerët përplasen

Në protestën e fermerëve e cila po mbahet këtë të diel në Greqi, janë regjistruar tensione.

Mediat greke shkruajnë se fermerët janë përplasur me policinë dhe kanë çarë bllokadën e këtyre të fundit me traktorë dhe mjetet e tyre bujqësore.

Si pasojë, ata kanë bllokuar rrugën Athinë-Selanik, ndërsa raportohet se për t’i larguar, forcat e policisë kanë qëlluar me gaz lotsjellës dhe materiale kimikë.

Si pasojë e përplasjeve disa prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Mediat lokale raportojnë se protestat e fermerëve po përshkallëzohen, ndërsa shprehen se protestat e tyre do të vijojnë kundër rritjes së kostove të prodhimit, çmimet e ulëta dhe vonesave në pagesa.

Tre të arrestuar dhe dy oficerë policie të plagosur

Sipas ELAS-it, dy persona u arrestuan në Platykambos, Larissa, njëri akuzohet për dhunë ndaj zyrtarëve dhe dëmtim të pronës së të tjerëve e rezistencë, ndërsa i dyti akuzohet për dëmtim të pronës së të tjerëve.

Arrestimi i tretë u zhvillua në kryqëzimin e Nikaias dhe ka të bëjë me lëndime trupore, dhunë ndaj zyrtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë dhe rezistencë. Dy oficerë policie u plagosën në sulmet në vendngjarje, të cilët u dërguan në spital për ndihmën e parë.

Përshkallëzohet protesta në Greqi, fermerët përplasen

Lini një Përgjigje