TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Gusht 2025, 15:56

Plani për arratisje dështon në sekondat e fundit, policia bastis burgun famëkeq të Koridhalosit; arrestohen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti
Plani për arratisje dështon në sekondat e fundit, policia bastis
Burgu Koridhalos


Një operacion i organizuar nga policia greke ka ndërprerë në momentet e fundit një plan për arratisjen e disa të burgosurve nga burgu famëkeq i Koridhalos në Athinë.

Policia mësyu në godinë dhe pas kontrolleve të imtësishme, u gjetën tre thika të improvizuara, një thikë xhepi si dhe një telefon celular. Gjithashtu jashtë godinës së burgut u gjetën shtatë pako najloni të cilat përmbanin një sasi të vogël kanabisi.

Operacioni u zhvillua në nëntë qeli të burgut, në prani të një prokurori.

Si rezultat i këtij operacioni të realizuar vetëm pak minuta para arratisjes, janë arrestuar 4 persona, ndërsa hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të mundshëm brenda apo jashtë burgut vijojnë.

Bëhet me dije se nga 4 të arrestuarit 3 janë të huaj dhe një vendas, por nuk specifikohet nëse ka shqiptarë.

“Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Atikë planifikoi dhe zbatoi një aksion të posaçëm operativ në burgjet e Koridhalos të hënën në mbrëmje, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nën-Drejtoria e Pireut, Departamenti i Koridallos, OPKE dhe një qeni policie. Gjatë hetimeve, të cilat u kryen në prani të një prokurori në nëntë qeli, u arrestuan tre të huaj dhe një i burgosur vendas”, konfirmojnë mediat greke. 

tentative per arratisje burgu koridhalos

Lini një Përgjigje