Bota15 Mars 2023, 20:46

Planifikonin të sulmonin linjën hekurudhore në Poloni, zbulohet komploti rus; arrestohen 6 agjentë të huaj

Shkruar nga Pamfleti

Planifikonin të sulmonin linjën hekurudhore në Poloni, zbulohet

Shërbimi sekret polak ka zbuluar një komplot rus i cili kishte si qëllim sabotimin e linjës së trenave të Polonisë në një përpjekje për të ndaluar vendin që dërgonte armë në Ukrainë.

Si rezultat i këtij aksioni  janë arrestuar gjashtë agjentë të huaj të cilët dyshohen se kishin hyrë në Poloni për të kryer komplotin.

Sipas gazetës RMF FM, “të huajt nga përtej kufirit lindor” u arrestuan nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë “me dyshimin se punonin në emër të shërbimeve speciale ruse”.

Gjashtë agjentët, të cilët mendohet se janë nga Bjellorusia u kapën pasi oficerët e inteligjencës së Polonisë gjetën kamera të fshehta që regjistronin rrugë të rëndësishme hekurudhore për transferimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

Ministri i forcave speciale të Polonisë tha se një deklaratë zyrtare do të jepet nesër. Stanislaw Zaryn paralajmëroi gjithashtu për aktivitetet gjithnjë e më agresive të inteligjencës së Rusisë pas dëbimit nga Polonia vitin e kaluar të 45 diplomatëve rusë të akuzuar si spiunë.

Rusia po kërkon mundësi të reja për të vepruar kundër Polonisë. Kemi të bëjmë me përpjekje për të marrë informacione të ndjeshme, duke përfshirë fotografimin e kartave të kreditit apo shfletimin e telefonave të polakëve. E gjithë kjo përdoret për të mbledhur të dhëna se çfarë po ndodh në Poloni dhe çfarë lëvizjesh po bëjnë trupat tona”, tha ai.

Angazhimi i Varshavës ndaj fqinjit të saj ka qenë i rëndësishëm në bindjen e aleatëve evropianë për të dhuruar armë të rënda në Ukrainë, duke përfshirë tanke, një lëvizje e kundërshtuar nga disa qeveri.

poloni rusi komplot