Bota15 Mars 2023, 19:44

Incidenti mbi Detin e Zi, SHBA fshin softuerin e dronit; frikë se mos bie në duart e rusëve

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti mbi Detin e Zi, SHBA fshin softuerin e dronit; frikë se mos bie

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë fshirë softuerin me informacione sekret që ishte në dronin MQ-9 Reaper të rrëzuar ditën e djeshme pas një kontakti që pati me avionin luftarak rus mbi Detin e Zi.

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby tha se softueri u fshi nga distanca përpara se ai të rrëzohej në Detin e Zi, për të parandaluar Rusinë nga mbledhja e informacionit sekret.

Kirby shtoi se SHBA ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur "aksionet" që lidhen me dronin, për të shmangur çdo lloj përdorimi të informacionit në memorien e dronit nga armiqtë

Pa hyrë në shumë detaje, ajo që mund të them është se ne kemi ndërmarrë hapa për të mbrojtur aksionet tona në lidhje me atë dron të veçantë – atë avion të veçantë. Dhe është pronë e Shteteve të Bashkuara. Natyrisht, ne nuk duam të shohim askënd përtej nesh,” tha Kirby.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë anije të marinës në Detin e Zi, gjë që do ta bënte çdo përpjekje për rikuperimin e dronit nga  SHBA jashtëzakonisht të vështirë.

 

shba droni rusët