Bota 2 Mars 2023, 20:53

“Plas” mes Vuçiçit dhe Putinit, Moska ngre dyshime për furnizim të Ukrainës me armë serbe

Shkruar nga Pamfleti

“Plas” mes Vuçiçit dhe Putinit, Moska ngre dyshime

Nisin përplasjet mes Moskës dhe Beogradit. Vetëm pak ditë pas takimit në Bruksel ku u hodh hapi i parë për planin e paqes mes Kosovës dhe Serisë, Putini ka ngritur dyshime se armët serbe janë duke u përdorur në Ukrainë.

Sipas “Danas”, Moska i ka kërkuar Beogradit të mbajë një qëndrim zyrtar për informacionet që po qarkullojnë se Serbia ka dërguar armë në Kiev.  Media ruse “Mash”, shkruante dy ditë më parë se disa raketa të prodhuara nga kompania shtetërore serbe e armëve “Krusik”, kanë përfunduar në Ukrainë përmes kontrabandës. Kjo duket se ka shqetësuar Moskën.

Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Zaharova.

Ajo shtoi se faktet duhet të zbulohen dhe në bazë të saj të nxirren përfundimet e duhura, sepse është një "temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe".

Më herët Zakharova deklaroi se Moska është thellësisht e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.

Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori. I kushtuam vëmendje diskutimit të fundit për këtë temë në Kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë”, ka thënë ajo në një koment të publikuar në faqen e ministrisë.

Më parë, në mediat ruse dhe kanalet Telegram u shfaqën pretendime se Serbia në mënyrë të fshehtë dërgoi 3500 raketa për sistemet raketore "Grad" në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.

Portali rus “mash.ru” njoftoi së fundmi se në Ukrainë janë dorëzuar 3500 raketa M21 122 mm nga kompania serbe “Krušik”. /Pamfleti

vucic putini konflikt arme