
Një video që është bërë virale tregon momentet arratisjes spektakolare së dy grabitësve që vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit në Paris.
Në videon që zgjat rreth 30 sekonda, shihen dy persona teksa zbresin me vinç nga ndërtesa e muzeut, vetëm pak minuta pasi ishin futur nga një dritare për të arritur në Galerinë e Apolonit, ku ndodheshin ekspozuar thesaret.
Menjëherë më pas, ata largohen me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja.
Sipas raportimit, njëri nga autorët mban një jelek fosforeshent, ndërsa tjetri një helmetë motoçiklete, dhe të dy janë veshur me rroba të zeza. Ajo që bie në sy është qetësia e tyre gjatë operacionit. Në prapavijë dëgjohet një zë që thotë:
“Janë me motor… po ikin… dreq, erdhi policia!”.
???????? First footage of the Louvre heist shows burglars fleeing wildly
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 23, 2025
Initially on a forklift, then on scooters through Paris streets.
Crown jewels worth €88 million were stolen from the Louvre’s Apollo Gallery on Sunday. The heist lasted only 7 minutes and involved 4 suspects. pic.twitter.com/FXS2sl0jLE
Pak sekonda më vonë, grabitësit përpiqen t’i vënë flakën vinçit, por nuk ia dalin. Videoja përfundon teksa ata largohen me shpejtësi në motorin e tyre.
Drejtoresha e Luvrit pranon mangësi në sistemin e sigurisë
E thirrur në një seancë të Komisionit të Kulturës së Senatit francez, drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, pranoi se sistemi i jashtëm i kamerave të sigurisë ishte i pamjaftueshëm, duke e cilësuar si “pikën më të dobët” të mbrojtjes së muzeut.
“Sistemi i sigurisë brenda sallës së Apolonit funksionoi në mënyrë të përsosur, me të gjithë alarmet që u aktivizuan. Por jashtë ndërtesës, kamerat janë të vjetra dhe nuk mbulojnë të gjitha fasadat e Luvrit. Fatkeqësisht, në anën ku ndodhi grabitja, kamera e vetme ishte e drejtuar nga perëndimi dhe nuk kapte ballkonin ku ndodhi hyrja e hajdutëve.”- tha ajo.
Lini një Përgjigje