TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2026, 19:38

“Po, Mike, jam gjallë”/ Netanyahu shfaqet sërish, hedh poshtë aludimet që e kanë vrarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Po, Mike, jam gjallë”/ Netanyahu shfaqet sërish, hedh
Mike Huckabee dhe Natanyahu

Kryeministri izraelit shfaqet në video me ambasadorin amerikan dhe ironizon spekulimet në rrjetet sociale

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish ndaj spekulimeve në rrjetet sociale që pretendojnë se ai kishte vdekur, duke publikuar një video të re nga takimi me ambasadorin amerikan, Mike Huckabee.

Gjatë takimit, Huckabee deklaroi me humor: “Presidenti Trump donte të sigurohej që ishit mirë”, ndërsa Netanyahu u përgjigj: “Po, Mike, jam gjallë.”

Netanyahu ironizoi gjithashtu pretendimet se videot e tij të fundit ishin krijuar me inteligjencë artificiale. “Ne shtrëngojmë duart me pesë gishta në secilën dorë”, tha ai.

Në video, kryeministri izraelit paraqiti edhe një kartë me emrat e disa udhëheqësve të lartë iranianë që, sipas tij, janë në shënjestër të Izraelit. Ai deklaroi se dy prej tyre, Ali Larijani dhe Gholamreza Soleimani, janë vrarë së fundmi.

Netanyahu theksoi gjithashtu bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar veprimet e administratës amerikane.

Videoja u publikua pas përhapjes së teorive konspirative në rrjetet sociale, të cilat ai i hodhi poshtë me tone ironike dhe qëndrime të drejtpërdrejta.

mike huckabee dhe natanyahu

Lini një Përgjigje