Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar kryeministrin britanik Keir Starmer. Trump tha se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk janë më në të njëjtin nivel si më parë.
Teksa ka folur për gazetarët, Trump theksoi se lidhjet mes dy vendeve kanë qenë tradicionalisht shumë të forta dhe duhet të mbeten në nivelin më të lartë.
“Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar… duhet të jetë më e mira", tha ai.
Megjithatë, ai sugjeroi se situata ka ndryshuar me drejtimin aktual politik në Londër. “Ishte gjithmonë më e mira derisa erdhi Keir", shtoi Trump.
Ndërsa mbajti një ton kritik për vendimmarrjet, Trump u shpreh pozitivisht për Starmer në plan personal: "Më pëlqen, është një burrë i mirë… një burrë shumë i mirë me një familje të bukur”.
Presidenti amerikan ngriti shqetësime edhe për kontributin ushtarak të Britanisë, duke sugjeruar forma të tjera mbështetjeje.“Nuk keni pse të më dërgoni transportues aeroplanësh… më dërgoni disa anije minahedhëse”.
Sipas tij, ndihma britanike nuk ka qenë në kohën e duhur. “Ai do t’i dërgonte vetëm pasi ne në thelb të kishim fituar… kur nuk kanë mbetur më aeroplanë”, theksoi Trump.
Në përfundim, Trump bëri një krahasim me figurën historike të Winston Churchill, duke nënkuptuar një mungesë lidershipi të ngjashëm: "Fatkeqësisht, Keir nuk është Winston Churchill”.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur bashkëpunimi ushtarak mes aleatëve është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Starmeri nuk shkaterroi asgje, marredhenien e shkaterrove tij o matuf muti me trurin e nje 5 vjecari!