Një zyrtar i sigurisë izraelite ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke deklaruar se ai është gjallë, por gjendja e tij mbetet e paqartë, raporton Ynet.
Sipas këtij burimi, ekziston një “probabilitet i lartë” që Khamenei të jetë i plagosur dhe i vetëdijshëm, por jo në gjendje për t’u shfaqur në publik.
Burimi shton se aktualisht janë Gardat Revolucionare ato që drejtojnë vendin dhe komunikojnë në emër të tij, çka sipas tij sugjeron një situatë të pazakontë në strukturat e pushtetit në Iran.
“Po ndodh diçka shumë e çuditshme”, citohet të ketë thënë burimi, duke theksuar mungesën e transparencës mbi gjendjen reale të liderit iranian.
Pretendimet nuk janë konfirmuar nga autoritetet iraniane dhe mbeten të paverifikuara në mënyrë të pavarur.
Lini një Përgjigje