Bota 4 Nëntor 2023, 09:13

Politikani serb: Milan Radojiçiç mund të vritet nga Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Politikani serb: Milan Radojiçiç mund të vritet nga
Milan Radoiçiç dhe Vuçiç

Politikani serb, Boban Bogdanoviç ishte i ftuar në “Balkan Talks”  tha se Milan Radoiçiç mund të vritet nga Aleksandër Vuçiç pasi ai është dëshmitar i papërshtatshëm. Një mbretëri kriminale, e cilësoi Bogdanoviç aktivitetin e Radojiçiçit këto 10 vitet e fundit, duke theksuar se ai është dëshmitar kyç për pjesëmarrjen e presidentit serb në këto aktivitete kriminale, përfshirë këtu sulmin në Banjskë.

“Tani, është fyerje e inteligjencës për secilin qytetar në Serbi dhe në Republikën e Kosovës kur Vuçiç thotë se nuk ka qenë në dijeni se çfarë Radojiçiç ka bërë në veriun e Kosovës. Kemi edhe një situatë skandaloze, meqë Milan Radojçiç lirshëm shëtit në Beograd dhe në Novi Sad, pasi që është liruar të mbrohet në liri 48 orë pas arrestimit me një obligim, që sërish fyen inteligjencën e secilit qytetar normal në Ballkanin Perëndimor, e kjo është që nuk mund të shkojë në territorin e Republikës së Kosovës.Unë jam i sigurt që Radjoçiçit në periudhën që po vjen mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi komunikacioni, apo diçka tjetër që do t’ia lehtësojë drastikisht Presidentit të Serbisë që ta heqë qafe njeriun aktualisht më të rrezikshëm për regjimin e tij. Në këtë mënyrë, ai do të ruante aktivitetin e tij kriminal dhe politikën e tij të kaosit që e ka zhvilluar në 10 vitet e fundit në territorin e Republikës së Kosovës.

Pra, Milan Radojçiç është dëshmitar i rrezikshëm, dhe si i tillë ai mund të jetë kërcënim serioz për regjimin e Aleksandër Vuçiç dhe personalisht për të. Ajo që dua të them, është se unë i kam propozuar komunitetit europian dhe atij ndërkombëtar që të themelohet një gjykatë speciale, e cila do ta arrestonte Milan Radojçiçin dhe do ta dërgonte para drejtësisë ndërkombëtare për ta gjykuar në formë të drejtë, në mënyrë që ta fitonim pikturën e plotë të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës. Shpresoj që kjo edhe do të ndodhë. Jam i sigurt se Serbia nuk do ta ekstradojë në Kosovë, pa marrë parasysh se këtë ia kërkon komuniteti ndërkombëtar.” – deklaroi Bogdanoviç.

 

milan radoiçiç vuçiç