
Portugalia ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës , njoftoi të dielën, më 21 shtator, ministri i Jashtëm Paulo Rangel. Ky veprim është në përputhje me vendime të ngjashme të marra nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, dhe i paraprin njohjes së pritur nga vende të tjera, si Franca, të hënën.
Ministri portugez e bëri deklaratën nga Nju Jorku, pak para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së. "Njohja e Shtetit të Palestinës është përfundimi i një politike themelore dhe të pranuar gjerësisht", u tha ai gazetarëve.
“Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ai, duke theksuar se kjo zgjidhje është e vetmja që mund të nxisë bashkëjetesën paqësore dhe marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinës.
Ministria Palestineze e Punëve të Jashtme dhe e Emigrantëve në një deklaratë zyrtare tha se mirëpret vendimin e Republikës së Portugalisë për të njohur Shtetin e Palestinës, duke e konsideruar atë një hap të guximshëm që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, dhe që forcon përpjekjet e vazhdueshme për të arritur paqen dhe për të promovuar zgjidhjen me dy shtete.
Lini një Përgjigje