Bota 9 Dhjetor 2023, 09:21

Presidenti palestinez bën thirrje për paqe: Lufta të marrë fund, kërkojmë garanci nga fuqitë botërore

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti palestinez bën thirrje për paqe: Lufta të marrë

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Gaza dhe për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Paqes për të gjetur një zgjidhje që çon në paqe mes dy shteteve.

Në një intervistë për Reuters, Abbas tha se konflikti midis Izraelit dhe Palestinës ka arritur një fazë alarmante që kërkon zhvillimin e një konference ndërkombëtare dhe garanci nga fuqitë botërore.

Përveç luftës së Izraelit me Hamasin në Gaza, presidenti palestinez u shpreh se forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet e tyre kudo në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë vitit të kaluar.

Ai theksoi qëndrimin e tij për negociata dhe shprehet kundër rezistencës së armatosur.

"Unë jam me rezistencë paqësore. Unë jam për negociata të bazuara në një konferencë ndërkombëtare paqeje dhe nën kujdesin ndërkombëtar që do të çonte në një zgjidhje që do të mbrohet nga fuqitë botërore për të krijuar një shtet sovran palestinez në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor”, tha Abbas.

lufte presidenti palestine izrael