Bota 8 Dhjetor 2023, 22:23

SHBA vendos veton, dështon rezoluta e Këshillimit të Sigurimit për armëpushim në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

SHBA vendos veton, dështon rezoluta e Këshillimit të Sigurimit

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të arritur armëpushim në Gaza ka dështuar për shkak të vendosjes së vetos nga SHBA.

Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro armëpushimit, por SHBA e bllokoi atë dhe Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Pas votimit, zëvendësambasadori i SHBA Robert Wood kritikoi këshillin për qëndrimin e tyre ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetorit ndaj Izraelit dhe për dështimin e tyre për të njohur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur.

“Ndalimi i veprimeve ushtarake do të lejonte Hamasin të vazhdojë të sundojë dhe "të mbjellë vetëm farat për luftën e ardhshme, sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme, të shohë një zgjidhje me dy shtete. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, shtoi Wood.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se Gaza ishte në "prag të kolapsit" dhe njerëzit e dëshpëruar janë në rrezik serioz nga uria.

OKB beson se kjo do të rezultojë në një prishje të plotë të rendit publik dhe rritje të presionit për zhvendosje masive në Egjipt.

Një mbledhje urgjente e këshillit u thirr pasi Guterres thirri nenin 99 të Kartës së OKB-së për herë të parë që nga viti 1971. Neni 99 i lejon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Megjithatë, SHBA e kishte bërë të qartë se ishte kundër një armëpushimi në rajon, duke paralajmëruar se një marrëveshje do ta linte Hamasin në krye të territorit që mbante ende më shumë se 100 pengje.

shba veto lufta ne gaza izrael palestinë hamas