Bota15 Maj 2023, 10:37

Presidenti Zelensky vizitë të papritur në Mbretërinë e bashkuar, takohet me kryeministrin Sunak

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti Zelensky vizitë të papritur në Mbretërinë e

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak.

Gjatë takimit Sunak ka siguruar vazhdimësi të mbështetjes së Ukrainës.

"Ky është një moment vendimtar për rezistencën e Ukrainës ndaj një lufte të tmerrshme agresioni që ata nuk e zgjodhën apo provokuan. Ata kanë nevojë për mbështetjen e qëndrueshme të komunitetit ndërkombëtar për t’u mbrojtur kundër breshërisë së sulmeve të pandërprera dhe pa dallim, që kanë qenë realiteti i tyre i përditshëm për më shumë se një vit,"-tha Sunak.

zelensky takim rishi sunak