Bota15 Maj 2023, 01:05

Turqia shkon në Balotazh, Erdogan dhe Kılıçdaroglu përballen sërish në 28 maj

Shkruar nga Pamfleti

Turqia shkon në Balotazh, Erdogan dhe Kılıçdaroglu përballen

Ndërkohë që numërimi i votave është drejtë përfundimit, presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij që filluan të mblidhen jashtë selisë së Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Numërimi i votave është ende duke u zhvilluar dhe aktualisht janë numëruar mbi 98 për qind e tyre. Me këtë rezultat Turqia shkon në Balotazh. Kjo do të thotë se dy kandidatët me më shumë vota në raundin e parë, përkatësisht Erdogan dhe Kılıçdaroğlu të cilët do të përballen më datë 28 maj për të përcaktuar Presidentin e ri të vendit.

Ndërkohë figurat e opozitës Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan kanë shprehur shqetësim për ritmin e numërimit të votave i cili ka rënë orët e fundit.  Kılıçdaroğlu akuzoi se po bllokoheshin nga kundërshtimet e përsëritura.

Mos e bllokoni vullnetin e këtij kombi. Unë u bëj thirrje punëtorëve tanë të demokracisë në terren. Asnjëherë mos i lini kutitë e votimit dhe bordet zgjedhore. Ne jemi këtu derisa të numërohet çdo votë”, shkroi ai në Twitter.

turqi zgjedhjet