TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 13:00

Tronditje për familjen mbretërore në Angli, ish-princi bëhet anëtari i parë i arrestuar; ndau informacione sekrete me Epstein

Shkruar nga Pamfleti
Tronditje për familjen mbretërore në Angli, ish-princi bëhet
Andrew Mountbatten-Windsor më herët këtë vit dhe oficerët e policisë në pronën e tij gjatë arrestimit

Ish princi Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore i arrestuar në historinë moderne.

Veprimi i policisë për prangosjen e tij, erdhi pas zbulimit të mesazheve elektronike nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat duket se tregojnë se ish-duka dhe vëllai i Mbretit Charles ka ndarë raporte për vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor gjatë viteve 2010-2011, shkruan The Guardian.

Në atë periudhë, ai shërbente si përfaqësues i veçantë i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë ndërkombëtare dhe investimet, sipas dokumenteve që janë bërë publikë së fundmi nga qeveria amerikane.

Shpërndarja e informacioneve sekrete me Epstein

Policia britanike  theksoi se arrestimi u bë si pjesë e hetimeve për abuzim të mundshëm të detyrës publike nga ish-princi. Dokumentet e Jeffrey Epstein të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së zbuluan se Andrew kishte ndarë dokumente të ndryshme konfidenciale me financuesin pedofil, veçanërisht raportet mbi vizitat e tij zyrtare në Kinë, Vietnam, Hong Kong dhe Singapor kur ai ishte një i dërguar qeveritar për tregtinë dhe industrinë midis viteve 2010 dhe 2011. Më 30 nëntor 2010, për shembull, Andrew i përcolli Epstein hulumtimin e kryer nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, Amit Patel, pesë minuta pasi e mori atë.

Një tjetër email, në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010, duket se i ka dërguar Epstein një informacion konfidencial mbi mundësi investimi në rindërtimin e provincës Helmand në Afganistan.

Situata e rëndë përreth Andrew ishte bërë e qartë herët këtë mëngjes, kur kryeministri Keir Starmer theksoi në një intervistë për BBC se "askush nuk është mbi ligjin" dhe se ish-princi, për këtë arsye, do të përballej me drejtësinë si çdo njeri tjetër i vdekshëm. 

Disa minuta më vonë, fotografët e stacionuar në Sandringham kapën imazhe të disa makinave të errëta që mbërrinin në vilën e ish-princit.

Tronditja për familjen mbretërore

Tronditje për familjen mbretërore në Angli, ish-princi bëhet
Andrew Mountbatten me Virginia Giuffre

Është një kohë jashtëzakonisht e vështirë për familjen mbretërore. Ndërsa Charles ia hoqi të gjithë titujt vëllait të tij tetorin e kaluar dhe e detyroi të largohej nga Windsor dhe të transferohej në Sandringham në janar, përshtypja në Mbretërinë e Bashkuar është se Windsor-ët nuk kanë vepruar me ashpërsinë e nevojshme ndaj një të afërmi të akuzuar disa vite më parë për marrëdhënie seksuale me një të mitur, Virginia Giuffre , dhe për të mbajtur kontakt me Epstein edhe pasi ai u shpall fajtor për sulm seksual dhe detyrim të një të miture në prostitucion. 

Si u largua ish-Princi Andrew nga mbretëria

Intervista në BBC (2019): Pas arrestimit të Epstein për trafikim seksual të fëmijëve dhe vetëvrasje, në nëntor 2019, Princi i atëhershëm Andrew dha një intervistë për BBC-në për të shpjeguar marrëdhënien e tij me financierin. Në intervistë, ai u shfaq i ftohtë, pa empati për viktimat dhe i paaftë të justifikonte lidhjen e tij me Epstein.
Tërhqja nga detyrat (2020):  Pas kritikave, Andrew njofton tërheqjen e tij nga detyrat mbretërore me miratimin e Mbretëreshës. FBI përpiqet ta marrë në pyetje, por princi refuzon të bashkëpunojë zyrtarisht.
Padia dhe marrëveshja (2022): Në gusht 2021, Virginia Giuffre paditi princin në New York për sulm seksual. Disa muaj më vonë, Elizabeth II ia hoqi titujt ushtarakë të birit. Në shkurt 2022, Andrew arriti një marrëveshje jashtëgjyqësore me Giuffre për të shmangur gjyqin.
Dosjet Epstein (2025): Në tetor, pas publikimit masiv të dosjeve të Epstein nga autoritetet amerikane, ish-princit i hiqen rolet dhe titujt nga Mbreti Charles III dhe më pas dëbohet nga rezidencat mbretërore. 

tronditje për familjen mbretërore në angli ish-princi bëhet anëtari i parë i arrestuar

Lini një Përgjigje