Bota 4 Mars 2024, 16:02

Prishi rregullat e konkurrencës, BE gjobit me 1.8 mld euro kompaninë Apple!

Shkruar nga Pamfleti

Prishi rregullat e konkurrencës, BE gjobit me 1.8 mld euro kompaninë

Kompania Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE-ja për shkelje të rregullave të konkurrencës me shërbimet e transmetimit të muzikës. Sipas komisionit, Apple kishte favorizuar në mënyrë të padrejtë shërbimin e saj të transmetimit të muzikës mbi ato të rivalëve të saj.

Gjoba është gati katër herë më e lartë se sa pritej në një lëvizje të Komisionit Evropian për të treguar se do të veprojë me vendosmëri ndaj kompanive të teknologjisë që abuzojnë me pozitën e tyre dominuese në tregun e telefonave dhe shërbimeve online.

Komisionerja evropiane e konkurrencës, Margrethe Vestager, tha se një gjobë më e vogël nuk do të ishte asgjë më shumë se ekuivalenti i një "gjobe parkimi" dhe ishte projektuar për të vepruar si "parandalues" ndaj praktikave të tilla për Apple dhe të tjerët.

Komisioni zbuloi se Apple aplikoi kufizime për zhvilluesit e aplikacioneve duke i penguar ata të informojnë përdoruesit e iOS për shërbimet alternative dhe më të lira të abonimit të muzikës të disponueshme jashtë aplikacionit. Kjo është e paligjshme sipas rregullave antitrust të BE”, tha Komisioni Evropian.

Apple ngarkon një tarifë prej 30% për shitjet e bëra përmes aplikacioneve në sistemet operative iOS. Ai gjithashtu ndalon aplikacionet brenda sistemit operativ të ofrojnë lidhje me faqet e jashtme të regjistrimit për të anashkaluar tarifën. Në një përgjigje ndaj gjobës së sotme, Apple tha në një deklaratë se do të apelojë.

Ne kemi ndihmuar tregjet të lulëzojnë, duke promovuar konkurrencën dhe inovacionin në çdo hap – dhe App Store është një pjesë e rëndësishme e kësaj historie. Pra, ndërsa ne respektojmë Komisionin Evropian, faktet thjesht nuk e mbështesin këtë vendim. Dhe si rezultat, Apple do të apelojë”, thuhet në njoftim.

apple