Politike22 Shkurt 2023, 14:08

Protesta para Kuvendit, Berisha: Ramën do ta dërgojmë prapa diellit

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kuvendit, Berisha: Ramën do ta dërgojmë prapa

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur sot tek protesta e paralajmëruar ditën e nesërme në orën 10 para Kuvendit.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarëve të bashkohen para parlamentit, sepse sipas tij kryeeministri po kërkon vrasjen e opozitës.

“Ky është kryeministër. Bllokon parlamentin, nuk lejon komisione hetimore parlamentare. Nuk pranon interpelancë, refuzon pyetjet që deputetë të opozitës kërkojnë për të tretën javë. Duhet të merremi bashkë për të zgjidhur problemet. Datën e fundit që di unë është data 20 maj e vitit 2022,. Kjo nuk do të thotë se pas majit nuk ka vazhduar ky gjah i turpshëm. Kjo është një ngjarje që nuk mund të kapërcehet kurrë. Studentët e Ekuadorit u derdhën në rrugë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Por tek ne bëhet fjalë për një, kriministër që porosit për vrasjen  e opozitës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Berisha theksoi se dosja  Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë, sipas tij menaxher i saj direkt është Edi Rama.

“Të nderuar deputetë, nesër është përsëri një seancë e parlamentit, në të cilën siç duket, pseudoshumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e parlamentit dhe asgjësimin, shkelmimin e të drejtave të opozitës. I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama-gate, apo Uotergejtin e shekullit të 21-të, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal, duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.

Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen. Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.

Edi Rama nuk do të shpëtojë , prapa diellit të shkojë, por shqiptarëve do t’i thotë gjithçka. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen para parlamentit”, tha Berisha.

berisha rama protesta