TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Dhjetor 2025, 11:09

Protestat e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë, policia: Do të lejohen vetëm automjetet e emergjencës

Shkruar nga Pamfleti
Protestat e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish aksi
Fermerët grekë në protestë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot për tre orë, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se qarkullimi i automjeteve do të ndalet nga ora 13:00 deri në 16:00, sipas orës shqiptare, ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm mjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Sipas informacionit të marrë nga pala greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të të dhënave, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, në orarin 14:00–17:00 (ora greke). Autoritetet kufitare kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe rekomandojnë që udhëtimet me automjete të planifikohen në orare të tjera të ditës.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Greqia prej ditësh po përballet me protesta të gjera të fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kryesore rrugore për shkak të vonesave në marrjen e subvencioneve të BE-së, pas një skandali korrupsioni.

Fermerët paralajmërojnë se do të vazhdojnë dhe do të ashpërsojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

protestat e fermerëve grekë aksi kakavijë-janinë bllokohet policia

Lini një Përgjigje