
Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë ushtarake, duke u shprehur se kontrollon ushtrinë dhe aeroportin e këtij qyteti.
Deri tani Prigozhin thotë se kontrollon qytetin Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, njofton se trupat e Grupit Wagner po bëjnë rrugën e tyre në veri drejt Moskës përmes rajonit të Voronezh, që është zona më e gjerë rreth qytetit të Voronezh.
Qyteti është rreth 300 milje (482 km) në jug të Moskës.
Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka kërcënuar se do të marshojë drejt Moskës nëse ministri rus i mbrojtjes nuk takohet me të.

Lini një Përgjigje