Presidenri i Rusisë, Vladimir Putin ka shprehur mbështetjen e tij për Iranin dhe udhëheqjen e tij.
Presidenti rus uroi Udhëheqësin Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe presidentin Masoud Pezeshkian për Novruzin, Vitin e Ri Persian, thuhet në një deklaratë.
Ai gjithashtu "i uroi popullit iranian të kapërcejë sprovat e ashpra me dinjitet dhe theksoi se në këtë kohë të vështirë Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm i Teheranit".
Më herët këtë javë, Kremlini hodhi poshtë raportet se Rusia kishte zgjeruar ndarjen e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin si "dezinformim".
Putin më parë foli me Donald Trump për luftën e Iranit, i cili tha se dyshja pati "një bisedë shumë të mirë" në telefon dhe "ai [Putin] dëshiron të jetë i dobishëm".
Por në komentet e mëvonshme, presidenti amerikan tha gjithashtu se mendonte që Putin "mund ta ndihmojë Iranin pak".
Ndërkohë presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se po shqyrton një "reduktim gradual" të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, forcat amerikane po përforcohen me marinarë dhe personel detar shtesë.
Megjithatë, sipas rrjetit amerikan CBS, afërsisht 2,500 marinsa, së bashku me anijen amfibe Boxer dhe anijet luftarake shoqëruese, do të vendosen në rajon , ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë theksoi se misioni do të kërkojë katër deri në gjashtë javë për t'u përfunduar.
Lini një Përgjigje