TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2025, 22:59

Putin i kthen “qokën” Trumpit, i bën thirrje Iranit të pranojë marrëveshjen bërthamore me SHBA-në!

Shkruar nga Pamfleti

Putin i kthen “qokën” Trumpit, i bën thirrje Iranit

Pavarësisht frustrimit publik të presidentit amerikan, Donald Trump me homologun rus, Vladimir Putinin, ky i fundit raportohet se i ka thënë Iranit të pranojë një marrëveshje bërthamore të SHBA-së.

Putini ka sinjalizuar privatisht mbështetje për një marrëveshje që do ta pengonte Iranin të pasuronte uraniumin, thanë burime të njohura me bisedimet për Axios.

Rusia e ka mbështetur Iranin për çështjen bërthamore për vite me radhë, por tani raportohet se Moska i ka kërkuar Iranit të bjerë dakord për “zero pasurim”.

Ndryshimi i raportuar në qëndrimin e Putinit vjen pas luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, e cila gjithashtu pa SHBA-të të kryenin sulme ndaj lokacioneve bërthamore iraniane, raporton Sky News.

Vlen të theksohet se ngecja e marrëveshje për paqe në Ukrainë ka prishur disi marrëdhëniet miqësore mes Trump dhe Putin, megjithatë vazhdimi i negociatave nuk përjashtohet. 

Lini një Përgjigje