TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2025, 17:43

Putin ‘i rreh shpatullat’ Trumpit: Mbështesim armëpushimin në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Putin ‘i rreh shpatullat’ Trumpit: Mbështesim armëpushimin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përshëndetur marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Gaza, ku shprehet se dëshiron që bisedimet do të çojnë në rezultate pozitive.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në një samit në Taxhikistan, Putin tha se Rusia dëshiron të shohë marrëveshjen të zbatohet me sukses dhe është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.

“Ne shpresojmë vërtet që këto nisma të presidentit të Shteteve të Bashkuara do të zbatohen në praktikë”, tha presidenti rus.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska mbështet fazën e parë të marrëveshjes për Gazën midis Izraelit dhe Hamasit.

Lini një Përgjigje