Bota 1 Dhjetor 2023, 22:50

Putin nuk tërhiqet nga lufta në Ukrainë, urdhëron rritjen e kapacitetit të ushtrisë me 170 mijë trupa

Shkruar nga Pamfleti

Putin nuk tërhiqet nga lufta në Ukrainë, urdhëron rritjen e

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë të rrisë sasinë e trupave, duke shtuar edhe 170.000 trupa të tjerë. Aktualisht ushtria e Rusisë ka 1.3 milionë trupa pas kësaj rritjeje. Vendimi i Putinit u bë i ditur nga Kremlini të premten dhe u fut në fuqi menjëherë. Ai nënkupton se numri i përgjithshëm i personelit ushtarak rus shkon tani në rreth 2.200.000, përfshirë 1.320.000 trupa.

Kjo është hera e dytë që Rusia e zgjeron ushtrinë kaq shumë prej vitit 2018. Në gusht 2022, Putini urdhëroi shtimin e 137.000 trupave.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se urdhri nuk nënkupton zgjerim të madh të thirrjes në ushtri, duke shtuar se shtimi i trupave do të ndodhë dalëngadalë duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Ministria e arsyetoi shtimin e trupave me, siç e quajti “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s.

Forcat e përbashkëta të armatosura të NATO-s po rreshtohen pranë kufijve të Rusisë, si dhe po vendosen sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë sulmuese. Potenciali i forcave taktike bërthamore të NATO-s po rritet”, tha Ministria ruse në një komunikatë. Rritja e numrit të trupave ruse është përgjigje me vend “ndaj veprimeve agresive të bllokut të NATO-s”, tha ajo.

rusia putin ushtria