Bota 4 Prill 2023, 12:21

Putin tenativa për të “hequr qafe” Prigozhin, bashkëpunim sekret për zëvendësimin e grupit 'Wanger'

Shkruar nga Pamfleti

Putin tenativa  për të “hequr qafe” Prigozhin,

Rusia po kërkon të sponsorizojë dhe zhvillojë alternativa të tjera ndaj Wagner, që mund të zëvendësojnë përfundimisht grupin e udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin.

Ministria britanike e Mbrojtjes e shkruan këtë në Twitter në përditësimin e saj të përditshëm për luftën ruso-ukrainase.

''Kjo ndodh në kontekstin e konfliktit të profilit të lartë midis Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe grupit Wagner .Udhëheqja ushtarake ruse ndoshta dëshiron një zëvendësim të një kompanie private ushtarake mbi të cilën ka kontroll më të madh.Megjithatë, asnjë tjetër i njohur aktualisht nuk i afrohet madhësisë apo fuqisë së Wagner-it”., njofton inteligjenca londineze.

Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka vënë re se lufta në Ukrainë ka krijuar një konkurrent të rrezikshëm për pushtetin e tij:Yevgeny Prigozhin.

Në varësi të këndvështrimit të gjithsecilit, Prigozhin mund të konsiderohet ose si “njeriu i vitit” ose si “zuzari i vitit”. Sipas shumë burimeve në Moskë, Putin është i bindur se mund ta dobësojë Prigozhin, që është përplasur shpeshherë me shtabin e përgjithshëm të ushtrisë.

Megjithatë, efekti mund të jetë i kundërt, pasi shumë njerëz e shohin aktualisht Prigozhin si favoritin më të mundshëm për ta pasuar Putinin në krye të vendit. Që në fillim të luftës kundër Ukrainës, Vladimir Putin u sigurua që rivalët e tij për pushtetit të mos shfaqeshin në skenë, dhe bëri shumë përpjekje që konflikti të mos krijonte një udhëheqës ushtarak popullor, i cili mund të përbënte një kërcënim për pushtetin e tij.

 

yevgeny prigozhin putin