TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2023, 08:48

“Ukraina shtet terrorist në qendër të Evropës”, Rusia shpërthen kundër SHBA-së dhe BE-së: I kanë duart me gjak

Shkruar nga Pamfleti

“Ukraina shtet terrorist në qendër të Evropës”,

Kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin,  ka reaguar ashpër ndaj liderëve perëndimore duke i akuzuar ata se i kanë duart me gjak.

“Perëndimi i ka duart ne gjak”, tha Volodin.

Këto akuza të forta vijnë për shkak të mbështetjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe se kjo mbështetje sipas tij ka çuar në krijimin e një “shteti terrorist” në qendër të Evropës.

Vyacheslav Volodin, një aleat i Presidentit Vladimir Putin, tha se vrasja në fundjavë e blogerit t Vladlen Tatarsky , i cili shkroi për luftën në Ukrainë, në Shën Petersburg ishte një “akt terrorizmi” i kryer nga Kievi.

“Mbështetja e Uashingtonit dhe e Brukselit për autoritetet në Kiev ka çuar në krijimin e një shteti terrorist në qendër të Evropës”, shkroi Volodin.

Gazetari amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje nga forcat ruse në qytetin Irpin jashtë Kievit. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë mbetën të plagosur.

Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Ndërkohë kolegu i tij,  i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po  filmonin refugjatët që po largoheshin.

Këshilltari i Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, thotë se Shtetet e Bashkuara do t’i imponojnë Rusisë “pasojat e duhura” si kundërpërgjigje për vrasjen e gazetarit amerikan Brent Renaud, këtë të diel në Ukrainë. Ai e komentoi lajmin e vdekjes së gazetarit si të tmerrshëm dhe tha se SHBA po punonte me zyrtarët ukrainas për të verifikuar si ndodhi ngjarja.

Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se Rusia do të paguante “një çmim të rëndë” nëse përdorte armë kimike në Ukrainë. Ai shtoi se SHBA ishte në kontakte të drejtpërdrejta me Moskën, për ta paralajmëruar që të mos ndërmerrte sulme të tilla.

 

shba rusi be

Lini një Përgjigje