TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 10:07

Risia e WhatsApp, kompania "Meta" lehtëson komunikimin ndërgjuhësor

Shkruar nga Pamfleti

Risia e WhatsApp, kompania "Meta" lehtëson komunikimin

Kompania "Meta Platforms" njoftoi se po prezanton një veçori të re përkthimi në aplikacionin e saj të mesazheve, WhatsApp, me qëllim lehtësimin e komunikimit mes përdoruesve që flasin gjuhë të ndryshme. Ky funksion i ri vjen në ndihmë më shumë se 3 miliardë përdoruesve aktivë të platformës në mbarë botën.

Fillimisht, përkthimet do të jenë të disponueshme në gjashtë gjuhë për pajisjet Android dhe në 19 gjuhë për iPhone, ndërsa Meta ka paralajmëruar se do të shtohen edhe gjuhë të tjera në të ardhmen.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë në blogun e saj, “Përkthimet e mesazheve janë krijuar për të mbrojtur privatësinë e bisedave tuaja. Për këtë arsye, përkthimi kryhet në pajisjen tuaj dhe WhatsApp nuk ka akses në përmbajtjen e tyre”.

Përdoruesit mund të përkthejnë një mesazh duke shtypur gjatë mbi të dhe më pas duke zgjedhur opsionin “Përkthe”. Ky funksion është i vlefshëm si për bisedat personale dhe grupore, ashtu edhe për përditësimet nga kanalet.

Përveç kësaj, përdoruesit e Android-it kanë mundësinë të aktivizojnë përkthimin automatik të gjithë bisedës, në mënyrë që mesazhet e ardhshme të përkthehen automatikisht.

Lini një Përgjigje