Bota29 Nëntor 2023, 11:52

Rrëzimi i avionit amerikan në oqean, gjendet i vdekur një prej anëtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i avionit amerikan në oqean, gjendet i vdekur një prej

Një avion ushtarak amerikan me gjashtë persona në bord u rrëzua në ishullin Yakushima në jugperëndim të Japonisë. Roja Bregdetare e Japonisë tha se një person ishte gjetur i vdekur pranë vendit të rrëzimit të avionit.

Sipas informacioneve, motori i avionit kishte marrë flakë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin Yakushima të mërkurën. Ministria e mbrojtjes e Japonisë tha se avioni u zhduk nga radari në orën 14:40 të mërkurën.

Roja Bregdetare mori një telefonatë pesë minuta më vonë, duke thënë se avioni ishte rrëzuar. Më pas dërgoi gjashtë varka dhe dy helikopterë në vendngjarje. Në orën 16:00, helikopterët vunë re atë që dukej si një pjesë e avionit dhe një gomone shpëtimi, tha një zëdhënës për BBC.

Yakushima, në prefekturën Kagoshima, ndodhet në jug të ishullit Kyushu të Japonisë.