Vdekja e Okan Keskin, oficerit 44 -vjeçar të policisë, i cili vdiq nga një hemorragji në tru pasi u dhunua në një servis makinash në Ankara, ka shkaktuar zemërim publik dhe ka nxitur publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.
Videoja fillimisht tregon një makinë që godet policin, baba i dy fëmijëve, duke e bërë atë të reagojë. Shoferi i automjetit e godet me grusht, duke e lënë Okan Keskin pa ndjenja.
Punëtorë të tjerë nga garazhi sulmojnë më pas policin në masë, duke e plagosur rëndë. Pas incidentit, 44-vjeçari u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por vdiq tre ditë më vonë.
Gruaja e oficerit të policisë, Emel Keskin, përshkroi se si burri i saj e informoi me telefon për hemorragjinë në tru dhe operacionin që do të bëhej së shpejti. Ai i tha se kishte qenë në një sherr dhe se ishte rrahur nga 20 deri në 30 persona. Mjekët diagnostikuan një zhvendosje prej 7 mm në trurin e tij, me rrezik paralize pas operacionit.
Ankara'da polis memuru Melih Okan Keskin'in hayatını kaybettiği araç muayene istasyonundaki kavga anına ilişkin yeni görüntüler ortaya çıktı. pic.twitter.com/mdOH7d95xE
— Sabah (@sabah) February 7, 2026
"Para se të hynte në operacion, më mbajti dorën dhe tha: 'të dua, kujdesu për veten dhe fëmijët tanë'.
Më puthi dorën dhe hyri në operacion", tha Emel Keskin, e emocionuar, për mediat turke. Ajo shtoi se ishte e padrejtë që ai humbi jetën kaq i ri, pasi nuk reagoi në mënyrë agresive, vetëm mbrojti veten. Fëmijët tanë mbetën pa baba."
Pas publikimit të videos dhe reagimeve të forta, kompania TUVTurk njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me dy nga të pandehurit e identifikuar si autorë të sulmit. Rasti ka ngjallur diskutime të gjera rreth dhunës policore dhe sigurisë në Turqi, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet e tyre.
Pune Turqish.
Race që she që behen trima kur behen shume me një.