
Drejtorit i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi është shprehur se situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhia nuk është përmirësuar aspak.
Centrali bërthamor është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi i vitit të kaluar dhe tani drejtohet nga agjencia ruse atomike, ROSATOM.
Grossi tha se aktiviteti ushtarak dhe numri i trupave në zonë po rriteshin, pa specifikuar nëse ai nënkuptonte se sulmet po bëheshin nga forcat ruse apo ukrainase.
Ai tha se planet origjinale për të krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth uzinës kishin "evoluar" drejt mbrojtjes më të madhe të vetë uzinës dhe shtoi se nuk duhet të kishte pajisje të rënda ushtarake në uzinë. Ukraina ka akuzuar rusët për vendosjen e sistemeve raketore në uzinë, gjë që Moska e ka mohuar.
Grossi tha se ai po përpiqej të formulonte "propozime realiste, të zbatueshme" që do të ishin të pranueshme për të dyja palët, por arritja e një marrëveshjeje duket ende larg.
Lini një Përgjigje