TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 16:59

Rritet frika në Japoni, tërmeti në të njëjtën zonë ku vdiqën 20 mijë persona në vitin 2011

Shkruar nga Pamfleti

Rritet frika në Japoni, tërmeti në të njëjtën

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 që tronditi sot Japoninë ka ngritur shqetësime serioze në qarqet shkencore dhe politike ndërkombëtare, për shkak të lokacionit të tij kritik: i njëjti me atë të katastrofës së vitit 2011, që la pas vetes mbi 19,700 viktima dhe çoi në shpërthimin e centralit bërthamor në Fukushima.

Në një intervistë për Sky News, Dr. Simon Boxall, ligjërues i lartë në Oqeanografi pranë Universitetit të Southampton, deklaroi se: “Tërmeti i sotëm është në të njëjtën zonë ku ndodhi tërmeti shkatërrues i vitit 2011. Në orët në vijim do të mësojmë sa e rëndë është vërtet kjo goditje.”

Kujtesa kolektive e Japonisë është ende e gjallë nga trauma e 11 marsit 2011, kur një tërmet 9.0 ballë shkaktoi një tsunami gjigant, duke çuar në defekt të plotë të sistemit ftohës në centralin bërthamor të Fukushimës, çka konsiderohet si kriza më e madhe bërthamore që nga Çernobili.

Autoritetet japoneze këtë herë kanë reaguar më shpejt, me masa të menjëhershme për kontrollin e centraleve bërthamore dhe aktivizimin e protokolleve emergjente. Megjithatë, paralelizmat me 2011 kanë rritur tensionin brenda dhe jashtë vendit.

Në zonën e prekur, veçanërisht Hachinohe dhe Aomori, janë raportuar të plagosur dhe dëme materiale, ndërsa rreziku i tsunamit nuk është përjashtuar plotësisht.

 

1 Komente

  1. N
    Nertila

    Si jetojnë këta njerëz në vënde kaq të rrezikshme dhe të frikshme

    Lini një Përgjigje