Bota22 Prill 2024, 10:55

Rusia nuk ndalet, Lavrov tregon planin e Putinit: Do të pushtojë Kharkivin

Shkruar nga Pamfleti

Rusia nuk ndalet, Lavrov tregon planin e Putinit: Do të pushtojë
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka sugjeruar se Rusia synon të pushtojë qytetin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës. Lavrov është zyrtari i parë i lartë që identifikon qytetin si një objektiv të mundshëm.

Gjatë një interviste në radio, Lavrov tha se qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka "një rol të rëndësishëm" në planet e presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një "zonë sanitare" të demilitarizuar, që do të shërbejë për të mbrojtur rajonet kufitare ruse nga sulmet ukrainase.
Moska e ka bërë tashmë të qartë se beson se e vetmja mënyrë për të mbrojtur territorin rus është përmes krijimit të një zone të tillë, e cila do t'i vendoste vendbanimet e saj jashtë mundësive të zjarrit ukrainas.

"Në sfondin e sulmeve me dronë dhe granatimeve të territorit tonë: objektet publike, ndërtesat e banimit, etj. duhet të merren masa për të siguruar këto territore. Ato mund të sigurohen vetëm duke krijuar një lloj zone tampon, në mënyrë që çdo mjet që armiku përdor për të na goditur të jetë jashtë rrezes", kishte paralajmëruar më herët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Kharkiv në javët e fundit, duke bombarduar qytetin me raketa, bomba dhe drone. Zyrtarët besojnë se kjo është një përpjekje për të ndërprerë furnizimet në qytet dhe për të detyruar evakuimin e civilëve.

Putini ka dashur të marrë Kharkivin që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.
Qyteti ka vlerë simbolike dhe strategjike për presidentin rus, pasi ka një shumicë popullsie rusishtfolëse dhe ishte kryeqyteti i parë i Republikës Sovjetike Socialiste të Ukrainës.
 
 

lavrov kharki