
Bisedimet midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, mund të zgjasin “të paktën 6 deri në 7 orë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, sipas mediave shtetërore ruse.
“Pala ruse pret që takimi midis Putinit dhe Trumpit në Alaska të përfundojë në mënyrë produktive”, tha media shtetërore RIA Novosti, duke cituar komentet e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha gjithashtu se bisedimet kokë më kokë të Trump dhe Putin “do të zhvillohen me pjesëmarrjen e ndihmësve”, pa sqaruar se cilët ndihmës do të jenë të përfshirë.
Kremlini tha më parë këtë javë se udhëheqësit do të ndihmohen nga përkthyes gjatë një bisede kokë më kokë në fillim të samitit, përpara se të vazhdojnë bisedimet gjatë një dreke pune.
Sipas agjendës, takimi pritet të nisë rreth orës 21.30 me orën shqiptare. Nëse zgjat 6-7 orë, atëherë pritet të përfundojë pas orës 3 të mëngjesit.
Lini një Përgjigje