
Pas kaosit së krijuar në Kuvend, ish kryeministri Sali Berisha dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se gazetarët nuk i dhanë vëmendje një detaji. Berisha foli për një debat mes ministrave Niko Peleshi dhe Taulant Balla.
Berisha tha se mes dy ministrave kishte një bisedë të tensionuar, ku sipas tij, Balla i ka marrë territorin e kalimit të drogës Niko Peleshit në lidhje me rrugët e Greqisë.
Nga ana tjetër ish-kryeministri tha se tentativa për të ndaluar Komisionet do të dështojë, ku sipas tij nuk do të ketë paqe pa u miratuar kërkesa e opozitës.
"A e patë ju debatin mes Nikos dhe Taulantit? Nuk e patë ju, ju shpëtoi biseda plot tensione vesh më vesh mes ministrave. Ia mori Balla, Peleshit territorin e drogës dhe Stilianon e tij. Të gjitha këto do të hetohen. Kemi të bëjmë me lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta të krimit me politikën”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje