TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 10:30

Mbyllet mes kaosit seanca në Kuvend, grupi i Berishës dhe Bardhit kërcënojnë PS: Do t'ju shtypim si miza në fund

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet mes kaosit seanca në Kuvend, grupi i Berishës dhe Bardhit
Seanca ditën e sotme në Kuvend mes flakëve dhe kaosit

Seanca e ditës së sotme në Kuvend ka nisur dhe është mbyllur mes kaosit dhe tymueseve brenda pak minutave.

Deputetët e grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit përmbysën karriget e sallës, nxorrën tymueset dhe u përplasën me socialistët, teksa kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Ky skenar që po përsëritet sërish në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon nën pretekstin se opozita është zotuar që ta vijojë paralizimin e jetës parlamentare deri në respektimin, siç janë shprehur ata, e të drejtave të tyre kushtetuese.

Deputetët e grupit të Rithemelimit qëndronin në këmbë duke ndezur tymuese dhe transmetuar live në rrjetet e tyre sociale, ndërsa ligjvënësit socialistë vijuan të marrin fjalën e tyre  duke mos kursyer edhe kritikat për sjelljen e kolegëve të tyre. 

Ndër të tjerë, Flamur Noka të cilit kryeparlamentarja Lindita Nikolla i komunikoi përjashtimin, u vuri flakën një sërë letrash që mbante në dorë. 

E gjetur përballë kësaj, situate, kryetarja e Parlamentit njfotoi mbylljen e seancës, vetëm disa minuta pasi kishte nisur.

Në një moment pas opozita arriti të hynte në Kuvend, Bardhi iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar për gjendjen ku ndodhet Kuvendi.

'Ca jeni ju. Kush jeni ju, 25 gardistë. Kush jeni ju që nuk lejoni deputetët me u fut në kuvend, shko ore ore legen, shih ca keni bërë.', tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Flamur Noka iu drejtua ministrit të Brendshëm Taulant Balla si do ti shtypin si miza.

'Do iu vijë fundi do ta shikoni, do iu shtypim si miza', tha ai.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton opozita.

Vetë PS i ka ngezur 'fitilin' opozitës së Berishës, pasi kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore që i ndalon këto të fundit. 

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve. 

grupi i berishës mbyllet mes kaosit seanca në kuvend

Lini një Përgjigje